Sektori për Rini merret politikat rinore, me mbikqyrjen e aktiviteteve rinore, bashkëpunon me organizatat rinore si dhe kujdeset për funksionimin e Qendrës Rinore Publike. Po ashtu u krijon hapësirën e nevojshme grupeve rinore për pjesmarrje në jetën publike, kulturore dhe rekreative.
Të grumbullojë shënime faktike mbi të arriturat në çështjet Rinore
Të bashkëpunojë ngusht dhe raportoi për punën e vet Kryetarit të Komunës Komitetit per arsim, kulturë, rini dhe sport kurdo që kërkohet;
Të bashkëpunojë me drejtorinë në nivel qendror nga fushë veprimtaria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit; dhe këmbim përvojash si dhe me OJQ e organizata tjera; të respektojë, të përkrah dhe të ndihmojë asociacione, klube, shoqata, dhe të krijojë individ me aftësi të posaçme kreative pa bërë ndonjë dallim, racor, gjinor, religjioznacional ; të ofrojë institucionet e veta në shërbim të përgjithshëm të qytetarëve (me veprimtaritë primare që kryejnë ato, por në raste emergjente dhe veprimtari të tjera); të joshë investitorët, të kërkojë fonde shtesë;
të organizojë debate për avancim dhe zhvillim të sportit;
të rishqyrtojë raportet kontarktuese në lidhje me objektet e sportit; të kujdeset edhe për formacione të tjera nga, rinia e sporti që nuk kanë hapësirë e kushte pune;
të bashkëpunojë me arsimin në lidhje me reformat dhe kushtet që mund të kenë të rinjtë; të krijojë kushte për kthimin e rinisë në vend dhe rieduktimin e tyre; Të organizojë anketa, seminare e trajnime, kyçje të të rinjëve kosovar në aktualitet rinore, evropiane e botërore;