Sektori i Sportit kujdeset për jetën sportive, mbikqyrë aktivitetet e klubeve sportive publike në komunën e Skenderajt, si dhe merret me organizimet e aktiviteteve sportive. Ky sektor mbanë evidencën e klubeve publike sportive dhe nxitë pjesmarrjen e të rinjve në aktivitete sportive.
Komuna është organ kompetent për udhëheqjen e qendrave publike sportive në territorin komunal në pajtueshmëri me nenin 58 të ligjit të Kuvedit të Kosovës 2003/24 mbi Sportin.
Komuna do të zhvillojë një plan, në koordinim me Ministrinë e Rinisë, Kulturës dhe Sporteve, për të vendosur qendra të përshtatshme publike sportive në territorin e tyre në pajtueshmëri me nenin 11 të ligjit 2003/24 mbi Sportin, planet e tilla duhet të përfshijnë përgaditjen e sallave të mbyllura sportive.
Në pajtuëshmeri me ligjin, komuna është përgjegjëse për t’i ndihmuar dhe mbështetur aktivitetet sportive, si dhe për të zhvilluar (promovuar) sportin brenda territorit të vet.
Në çdo vit komuna do të bëjë publik buxhetin e saj komunal për të siguruar aktivitete kulturore duke përfshirë grante për persona relevant si dhe do të përpilojë rregullore për dorëzimin e aplikacioneve për grante dhe caktimin e granteve.
Të bashkëpunojë ngushtë dhe të raportojë për punën e vet Kryetari të Komunës dhe komitetit për arsim, kulturë dhe sport kurdo që kërkohet ;
Të grumbullojë shënime faktike mbi të arriturat në Sport.