Republika e Kosoves

Skënderaj

100 bujq përkrahen nga komuna me mjete pune

2020/12/29 - 8:22

Përkrahja për bujqit e komunës sonë po vazhdon edhe në këtë kohë të festave dhe përmbylljes së vitit.

Kryetari i komunës, Bekim Jashari, së bashku drejtorin e bujqësisë, Sokol Sallahu, ka bërë ndarjen e 100 pakove me mjete të punës për bujqit e sektorit të pemëtarisë.

Në kuadër të këtyre granteve janë përfshirë pompa spërkatëse me bateri dhe panel solar, gersherë për krasitje, shartesë dhe vetzgjatëse për krasitje, sharrë dore për pemtari si dhe kapela pune.

Kryetari Jashari premtoi se përkrahja për bujqit e Skenderajt do të vazhdoj pa u ndalur edhe vitin e ardhshëm.