Republika e Kosoves

Skënderaj

110 Kombanja janë në aksion këto ditë në gjithë territorin e komunës sonë për të korrur mbi 5100 hektarë grurë të qytetarëve të vyer të komunës sonë

2022/07/07 - 10:09

110 Kombanja janë në aksion këto ditë në gjithë territorin e komunës sonë për të korrur mbi 5100 hektarë grurë të qytetarëve të vyer të komunës sonë. Për të parë nga afër korrjet në terren ka dalë edhe kryetari i komunës Fadil Nura, i shoqëruar nga drejtori i bujqësisë Behxhet Maliqi. Nura ka përgëzuar bujqit për punën e bërë si dhe ka uruar për këtë produkt bazik, përmes të cilit sigurohet buka e që sivjet ka dhënë një rendiment mesatar. Aksioni do të vazhdojë me radhë deri në korrjen e kalliut të fundit me grurë.