Republika e Kosoves

Skënderaj

Aktivitete të shumta në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të çlirimit

2019/06/17 - 8:27

Klubi i basketbollit “Sfera” kalon rrethin e parë të turneut “Skenderaj Cup 2019”

Kanë vazhduar edhe pasdite aktivitetet e organizuara nga Komuna e Skenderajt, në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të çlirimit.

Në këtë mënyrë, në palestrën e Qendrës së Kompetencës është zhvilluar ndeshja basketbollistike ndërmjet KB “Sfera” si nikoqir dhe KB “Shkupi” (konkurrenca e femrave), që ka nderuar qytetin tonë me pjesëmarrje, në kuadër të festës së madhe të çlirimit, garë kjo në kuadër të turneut “Skenderaj Cup 29019”.

Basketbollistet e të dyja ekipeve kanë treguar lojë të nivelit profesional, duke argëtuar edhe publikun e pranishëm në palestër.

Megjithëketë, në fund të takimit më i mirë doli të jetë KB “Sfera” që mundi mysafirët nga Shkupi me rezultat të ngushtë 62:61.

Në hapje të turneut, drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, z.Ramiz Shala, ka përshendetur në emër të kryetarit të Komunës z.Bekim Jashari, ekipet pjesëmarrëse në këto gara dhe u ka uruar suksese.

Në qytetin tonë kanë nisur tash e sa ditë dhe do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme aktivitetet kulturore e sportive, për nder të 20 – vjetorit të çlirimit të Skenderajt.

Veteranët KF Drenica fitues të turneut “Skenderaj Cup 2019”

Në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të çlirimit të Skenderajt, si pjesë e agjendës zyrtare nën patronatin e kryetarit të Komunës së Skenderajt, z.Bekim Jashari, sot në palestrën e Qendrës së Kompetencës, është zhvilluar turneu i veteranëve të futbollit në “futsal” “Sjenderaj Cup 2019”, me pjesëmarrje të ekipeve të ndryshme të komunës.

Në finale të këtij turneu janë takuar klubi i Policisë së Kosovës dhe veteranët e KF Drenica, ku këta të fundit fituan ndeshjen me rezultat 7 me 3.

Në këtë ngjarje sportive janë zgjedhur edhe futbollisti më i mirë dhe portieri më i mirë, derisa këto çmime iu takuan Zeqir Hasit dhe Drilon Bekteshit.

Trofeun e kupës dhe medaljet për fituesit e turneut i ndau drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Ramiz Shala, i cili ka uruar pjesëmarrësit në emër të kryetarit Jashari.

Në qytetin tonë kanë filluar tashmë aktivitetet për nder të 20 – vjetorit të çlirimit të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.