Republika e Kosoves

Skënderaj

50 euro për çdo qytetarë të Skenderajt të infektuar me COVID-19 dhe nga 100 euro për familjet e atyre që kanë humbur jetën nga ky virus

2020/12/31 - 2:22

Në mbledhjen e fundit për këtë vit të Kuvendit Komunal është miratuar propozim vendimi për t`u dalë në ndihmë të infektuarve si dhe familjeve të viktimave të virusit COVID-19 në Komunën e Skenderajt.

Në këtë mbledhje është votuar propozimi për subvencionimin e personave të infektuar me virusin Covid-19 në vlerë prej 50 euro, ndërsa qytetarët që kanë humbur betejën me këtë virus, familjarët e tyre do të subvencionohen me nga 100 euro.

Në bazë të këtij vendimi parashihet që personat mund të arrijnë të përfitojnë nga kjo ndihmë vetëm në rast se arrijnë të sjellin dëshminë e testimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK).

Rreth procedurave të metutjeshme do të njoftoheni me kohë, nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.