2020/12/31 - 2:19
I pari i komunës, Bekim Jashari, bashkë me drejtorin e Organizatës “Islamic Relief”, nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit për përkrahjen e familjeve që punojnë në bujqësi, me sigurim të ujit në mënyrë që t`u lehtësohen kushtet për zhvillimin e prodhimtarisë së tyre bujqësore.
Kryetari Jashari bëri të ditur se përmes kësaj marrëveshje komuna jonë dhe “Islamic Reliefin” do të financojnë 85% të projektit, ndërsa familjet përfituese do të kontribuojnë me 15 % të shumës totale.
Bashkë për një mirëqenie më të mirë për qytetarët e komunës sonë!