Republika e Kosoves

Skënderaj

9 persona të shëruar dhe 2 raste të reja me korona virus në Komunën e Skenderajt

2020/07/01 - 11:13

Sipas rezultateve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike 9 persona të infektuar me COVID-19 janë shëruar dhe po ashtu sot janë paraqitur dy raste të reja pozitive me korona virus në Skenderaj.

“Pas marrjes së informatës nga IKSHP, do të ndermarrim hapat e nevojshëm dhe tani 2 rastet me infeksion do të futen në vetë izolim. Kujdesi dhe mbajtja e higjienës personale vazhdon”, tha Kryetari i komunës, Bekim Jashari.

Pa panik, mbani distancën dhe zbatoni masat parandaluese!