Republika e Kosoves

Skënderaj

90-vjeçari ia falë tokën Komunës së Skënderajt, për ta shtruar një rrugë

2021/07/27 - 9:42

Tahir Halim Çitaku, nga fshati Çitak, sot ka bërë dorëzimin e pronës së tij, në pronësi të komunës, për ndërtimin e rrugës publike, në fshatin e tij.

Heqjen dorë nga prona e tij, Çitaku e ka bërë me qëllim të përmbushjes së interesit publik, asfaltimit të rrugës dhe nuk ka kërkuar asnjë kompensim nga Komuna e Skenderajt.

Nënkryetari i komunës, Nuredin Lushtaku, gjatë një takimi me Tahir Çitakun, e ka falënderuar për kontributin e tij, të dhënë në dobi të qytetarëve të komunës sonë, duke shtuar se vendimi i tij është shembull për të tjerët.