Republika e Kosoves

Skënderaj

Agush Veliu ka dhuruar 500 kg miell donacion për familjet në nevojë

2020/05/20 - 2:52

Agush Veliu ka dhuruar 500 kg miell donacion për familjet në nevojë në komunën tonë, në këtë kohë pandemie.

Kryetari Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në emrin e tij dhe të gjithë qytetarëve të Skenderajt, shprehu falënderime ndaj donatorit për përkrahjen dhënë komunës sonë në këtë situatë.

Komuna është angazhuar që çdo ndihmë që vjen në adresen e saj ta dërgoj në çdo shtëpi të rasteve sociale me qëllim të shmangies se mundësisë të infektimit me virusin Covid-19.

Bashkë do ta kalojmë edhe këtë sfidë!

#rrinshpi