Republika e Kosoves

Skënderaj

Askush mbi ligjin, Inspektorati i Komunës ka mbyllur edhe dy kafiteri në Skenderaj

2020/03/23 - 11:04

Inspektorati i Komunës së Skenderajt se bashku me Policinë e Kosovës sapo kanë mbyllur edhe dy kafiteri në Skenderaj, të cilat nuk kanë respektuar vendimin për mbyllje.

Pas mbylljes së lokaleve ndaj pronarëve të bizneseve është hapur rasti tek Prokurori i Shtetit për procedura të metejme.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, bën thirrje që të respektohen vendimet dhe masat e ndermarra nga Komuna dhe Qeveria për parandalimin e infeksionit COVID-19.

Në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve!

Pa frikë, por me kujdes të shtuar!