Republika e Kosoves

Skënderaj

“Bac, erdhëm” – Garë automobilistike në qytetin tonë

2019/06/24 - 10:58

Në qytetin tonë është mbajtur gara automobilistike, organizuar nga Shoqata “Auto-moto” nga Prizreni, për nder të 20 vjetorit të themelimit të kësaj shoqate si dhe për nder të ditë së çlirimit të Skenderajt, me moton “Bac, erdhëm”.

Në kuadër të kësaj gare ku kanë marrë pjesë mbi 30 garues, pjesëmarrësit kanë filluar aktivitetin nga Prizreni, kanë vazhduar në Rahovec, Malishevë, Drenas për të përfunduar në Skenderaj.

Ndërkaq në qytet është zhvilluar gara “realy” në shteg prej 400 metra.

Në përmbyllje të aktivitetit janë ndarë edhe çmimet për pjesëmarrësit e suksesshëm, nga drejtorët e Komunës, z.Ramiz Shala, Arton Veliu dhe z.Gëzim Ejupi.

Organizatori ka paralajmëruar aktivitetin e radhës, që do të mbahet me 28 nëntor, ku gara automobilistike do të ketë nisje nga Skenderaj e përfundimin në Vlorë.