Republika e Kosoves

Skënderaj

Bashkatdhetari, Blerim Selimi, dhuron autoambulancë për nevojat e qytetareve të Skenderajt

2020/07/21 - 1:34


Po vazhdon solidarizimi i njerëzve të vullnetit të mirë me qytetarët e Komunës së Skenderajt.

Mërgimtari, Blerim Selimi, nga fshati Kuçicë e Skenderajt, me vendbanim në Suedi, sot ka bërë dorëzimin e çelësave të autoambulancës tek kryetari i komunës, Bekim Jashari, ambulancë kjo e cila do të përdoret nga Qendra e Mjekësisë Familjare, për t`i përmbushur kërkesat e qytetarëve.

I pari i Skenderajt, Bekim Jashari, u shpreh mirënjohës ndaj bashkatdhetarit, Selimi, për ndihmën e dhënë në këtë kohë, kur nevojat e qytetarëve për të marrë shërbime nga QKMF-ja janë në masë të madhe.

“Sot pranova donacion një autoambulancë nga mërgimtari Blerim Selimi, veturë kjo e cila do të përdoret për nevojat e stafit të QKMF-së, këtu në Skenderaj. U shpreha përzemërsisht falënderues ndaj z. Selimi, për këtë ndihmë të madhe në këtë kohë të vështirë për vendin”, tha Kryetari Jashari.