Republika e Kosoves

Skënderaj

Dëgjimi i katërt buxhetor është mbajtur në sallën e Kuvendit Komunal.

2024/09/04 - 10:03

Cikli i dëgjimeve buxhetore i organizuar nga ekzekutivi i komunës së Skenderajt ka përfunduar sot me dëgjimin e katërt buxhetor i cili është mbajtur në sallën e asamblesë komunale të Skenderajt. Në këtë dëgjim kanë marrë pjesë qytetartë të ndryshëm, bujq, fermerë, përfaqësues të OJQ-ve, artistë e sportistë në të cilin drejtori për Buxhet dhe Financa, Ismet Aliu, ka paraqitur para tyre draft-buxhetin për vitin e ardhshëm dhe investimet kapitale të parapara për komunën e Skenderajt.
Nga ana tjetër edhe drejtori për Urbanizëm, Driton Mulaj ka paraqitur projektet e parashikuara për investime kapitale për vitet në vijim, duke marrë për bazë kërkesat për investime në zonat e ndryshme gjatë ciklit të dëgjimeve buxhetore por dhe si kërkesa të parashtruara nga qytetarët. Është diskutuar edhe lista e investimeve kapitale dhe projektet që po zhvillohen në komunën e Skenderajt.
Në këtë dëgjim të fundit është paraqitur para qytetarëve verzioni fillestar i buxhetit 2025 dhe parashikimet për vitet pasusese, në të cilin qytetarët pjesëmarrës kanë parashtruar kërkesa për projekte, që kanë të bëjnë me infrastrukturë, sistem të kanalizimit, projekte në bujqesi dhe investime të tjera të cilat kanë të bëjnë më mirëqenien e qytetarëve pa dallim.
Ky ishte dëgjimi i fundit buxhetor i organizuar nga ekzekutivi kurse deri fund te muajit gusht do t`i dorëzohet Kuvendit Komunal i cili brenda muajit shtator do ta organizojë edhe një dëgjim buxhetor para miratimit final në seancën e KK të muajit shtator.