Republika e Kosoves

Skënderaj

Diskutim publik rreth zonimit të sipërfaqës urbane të Skenderajt

2018/12/07 - 9:57

Komuna e Skenderajt dhe Programi për Zhvillim Gjithpërfshirës/ UN-Habitat-i kanë kënaqësinë t’iu ftojnë të merrni pjesë në diskutimin publik rreth zonimit të sipërfaqes urbane të Skenderajt si dhe infrastrukturën transportuese, publike/ sociale dhe teknike, që do të mbahet më datë 12 dhjetor, nga ora 14, në sallën e Asamblesë Komunale. Procesi po ndihmohet edhe nga Kompania Vizion Project e angazhuar nga Komuna.

Ky takim do tu ofrojë mundësinë juve (qytetarëve, përfaqësuesve të shoqërisë civile, komuniteteve të ndryshme, grupeve të ndryshme të interesit dhe të interesuarve të tjerë në përgjithësi) të diskutojmë së bashku propozimet tona dhe të bëni propozime potenciale rreth:
• Zonave ekzistuese dhe të propozuara në qytet si: zonave mikse, zonave të banimit, komerciale, publike, të gjelbra, etj;
• Kushteve përmes të cilave ato zona do të rregullohen si indeksi i sipërfaqes së ndërtuar (ISN), indeksi i shfrytëzimit të parcelës (IShPKZh), sipërfaqja e gjelbër (SGjP), lartësia e ndërtimeve dhe distancat në mes tyre, etj.;
• Infrastrukturës rrugore, publike/ sociale dhe teknike

Ky organizim është pjesë e procesit të hartimit të Hartëz Zonale të Komunës, një dokument me karakter zonifikues dhe rregullues i cili e përfshin tërë territorin e Komunës dhe pas aprovimit do të shërbejë si bazë për zhvillim fizik të territorit komunal. Procesin e planifikimit në tërësi e përkrahë edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) me te dhëna dhe këshillime/ konsultime.

Jeni të mirëseardhur në takim.