Republika e Kosoves

Skënderaj

Diskutohet për mundësitë e bashkëpunimit në mes të Komunës së Skenderajt dhe UBT-së

2018/10/18 - 3:18

Kryetari i Komunës së Skenderajt, z.Bekim Jashari ka pritur sot në takim z.Binak Beqaj, ligjërues Universitar në Fakultetin e Arkitekturës në UBT.

Në takim është diskutuar rreth bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Skenderajt dhe UBT-së, si dhe u vlerësua se mes institucioneve respektive bashkëpunimi të zgjerohet në çdo fushë të interesit reciprok.