Republika e Kosoves

Skënderaj

Donatorët vazhdojnë të përkrahin familjet në nevojë në Skenderaj

2020/05/21 - 3:15

Behxhet Prekazi, me banim në Zvicër dhe Ragip Rama nga Klina e Poshtme, me banim në Gjermani kanë dhuruar nga 1000 euro donacion për familjet në nevojë të Komunës së Skenderajt, në këtë kohë pandemie.

Po ashtu Safet Haziri, me banim në Londër ka dhuruar 200 euro për dy familje në nevojë në komunën tonë.

Dorëzimin e donacioneve në emër të donatorëve e bënë sot të afërmit e tyre në Kosovë.

“Në emrin tim dhe të gjithë qytetarëve të Skenderajt, falënderoj donatorët për përkrahjen dhënë komunës sonë në këtë situatë”, u shpreh kryetari Jashari.

Tutje Jashari bëri të ditur se komuna është angazhuar që çdo ndihmë që vjen në adresen e saj ta dërgoj në çdo shtëpi të rasteve sociale me qëllim të shmangies se mundësisë të infektimit me virusin Covid-19.

Bashkë do ta kalojmë edhe këtë sfidë!

#rrinshpi