Republika e Kosoves

Skënderaj

Donatori Gani Duli dhuron 3000 kilogram për familjet në nevojë

2020/12/30 - 2:20

Gani Duli nga Skenderaj, ka dhuruar 3000 kilogram miell për familjet në nevojë të komunës sonë.

Në emër të qytetarëve të komunës sonë, Kryetari i komunës, Bekim Jashari, falënderoi donatorin Duli, për ndihmën e ofruar për qytetarët e Skenderajt.

Së fundmi nga buxheti i komunës janë ndihmuar 1000 familje në nevojë me pako ushqimore-higjienike dhe miell.

Po ashtu rreth 400 familje tjera janë ndihmuar me pako ushqimore nga donatorët.