Republika e Kosoves

Skënderaj

Edhe një tjetër autoambulancë falë bashkatdhetarit Blerim Selimi

2021/07/28 - 10:04

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ibush Hetemi si dhe drejtorin e QKMF-së, Osman Veliu, bënë pranimin e autoambulancës së 7-të të siguruar nga bashkatdhetari ynë në Suedi, Blerim Selimi nga fshati Kuqicë, i cili përveç komunës sonë ka dhuruar edhe 3 autoambulanca për komuna tjera në Kosovë.

Kryetari Jashari, u shpreh mirënjohës ndaj bashkatdhetarit Selimi, për këtë donacion të quajtur nga ai jetik, për qytetarët tonë si dhe falënderoi spitalin e qytetit Jönköping në Suedi.

“Si komunë krahas pranimit të këtyre autoambulancave nga donatorët, jemi në procedurë të blerjes edhe të një autoambulance tjetër si dhe furgonit për nevojat e transportit të pacientëve që janë në hemodializë”, tha Jashari.

Me ❤️ nga diaspora për qytetarët tonë!