Republika e Kosoves

Skënderaj

Edhe Skenderaj me Zyre për Ndihmë Juridike Falas

2019/01/29 - 4:13

Kryetari i Komunës, z.Bekim Jashari, ka prit sot në takim Drejtorin Ekzekutiv të Agjencionit për Ndihmë Juridike Falas, Ramadan Gashi dhe drejtoreshën e Departamentit për Shërbime Juridike Falas, Anita Alaj Kalanderi, me të cilët është diskutuar për projektin e këtij agjencionit që ka të bëjë më funksionalizimin e shërbimeve juridike falas, në komunën tonë.

Edhe në Skenderaj do të hapet zyra për ndihmë juridike falas, projekti ky i mbështetur nga UNDP, pasi të përfundojnë procedurat e shpalljes së konkursit për pranim të një zyrtari, me qëllim që qytetarëve t’u ofrohet ndihmë juridike falas.

Kryetari Jashari i ka dhuruar Gashit Stemën e Komunës, në shenjë respekti dhe vlerësimi për kohën që ishte në krye të Komunës së Skenderajt, në periudhën e pasluftës ku ishte e shkatërruar pothuajse gjithçka.