Republika e Kosoves

Skënderaj

Ekzekutohen pagesat e para të subvencionit për fëmijët e lindur gjatë vitit 2021

2021/03/30 - 3:37

I pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë të ditur se sot janë ekzektuar pagesat e para për subvencionim për fëmijët e posalindur për 70 aplikimet që janë realizuar nga data 04.01.2021 e deri me 25.03.2021, në shumën prej 100 euro për secilën lindje.
Jashari theksoi se aplikimi për të marrë këtë subvencion po vazhdon për çdo ditë pune, me ç’rast edhe ftoi të gjithë prindërit që të kryejnë aplikimin në menyrë që të marrin sa më shpejtë subvencionin.

“Të dashur qytetarë, jam i vetëdijshëm që përkrahja për familjen dhe fëmijën në veçanti duhet të jetë shumë më e madhe por që buxheti i limituar i komunës sonë nuk mundëson aktualisht përkrahje më të madhe kurse vitet në vijim do të rrisim vlerën e këtij subvencioni”, tha tutje Kryetari Jashari.

Jashari shtoi se krahas kësaj shteti ynë duhet të fillojë sa më shpejtë dhënien e shtesave për fëmijët, në menyrë që të ndikojmë kështu në rritjen e natalitetit në shtetin tonë dhe krijimin e kushteve më të favorshme për rritjen e fëmijëve.
“Uroj që të kemi sa më shumë lindje”, uroi Jashari.