Republika e Kosoves

Skënderaj

Është lëshuar në funksion parkingu më i madh publik në komunën e Skenderajt

2022/07/08 - 10:00

Është lëshuar në funksion parkingu më i madh publik në komunën e Skenderajt, i cili do të mundësojë rregull më të madh në hapësira publike, pasi shumë vetura kanë shfrytëzuar për parking vende jo të përshtatshme, duke penguar edhe lëvizjen e qytetarëve.
Parkingu i qytetit që ndodhet prapa objektit të Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina” është me dy nivele të parkimit, dhe kapaciteti i tij është për 260 vetura.
Kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtori i Shërbimeve Publike, Alban Shala dhe u.d. Drejtori i Ndërmarrjes Lokale Publike, Liridon Fazliu, ndërmarrje kjo që e menaxhon këtë projekt, kanë vizituar sot hapësirat e parkingut dhe kanë parë nga afër kushtet të cilat i ofron ai.
Parkingu i qytetit do të zgjidh problemin me të cilin janë përballur qytetarët dhe pronarët e veturave, në këtë kohë kur edhe bashkatdhetarët kanë mësyrë vendlindjen për pushimet verore.