Republika e Kosoves

Skënderaj

Është mbajtur takimi i radhës i Komitetit për Politikë e Financa.

2022/11/18 - 8:31

Nën udhëheqjen e kryesues së Kuvendit Komunal të Skenderajt, Adelina Spahiu, me pjesëmarrjen e kryetarit të Komunës, Fadil Nura, bashkë me drejtorët e Ekzekutivit, sot është mbajtur takimi i radhës i Komitetit për Politikë e Financa.
Kryetari Nura para anëtarëve të KPF-së ka paraqitur propozimet rreth pikave të ndryshme të rendit të ditës, të cilat janë diskutuar me radhë dhe pas debatit konstruktiv, janë rekomanduar për aprovim në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal.