Republika e Kosoves

Skënderaj

Familja Babaj bëhet me shtëpi, falë ndihmës së shoqatës “Jetimat e Ballkanit”

2020/09/07 - 7:33

Me inciativë të Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, sot shoqata “Jetimat e Ballkanit”, ka bërë dorëzimin e çelësave të shtëpisë për familjen shtatë anëtarëshe të Bekir Babajt nga fshati Llaushë e Skenderajt.

Kjo shtëpi është ndërtuar falë përkrahjes së dhënë nga familja e Ismajl dhe Abide Mehmetit nga fshati Krasmirovc, me banim në Zvicër.

Kryetari Jashari së bashku me hoxhën Halil Kastrati, Xhavit Krasniqin, përfaqësues i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, në Angli, me seli në Londër dhe me drejtorët komunal uruan familjen Babaj me rastin e hyrjes në shtëpi të re dhe i ofruan mbështetje të mëtutjeshme.

“Një falënderim i veçantë për shoqatën “Jetimat e Ballkanit” dhe familjen e Ismajl dhe Abide Mehmetit nga fshati Krasmirovc, me banim në Zvicër, për humanizmin e tyre”, u shpreh Jashari.

Ashtu sikur edhe vitin e kaluar edhe këtë vit, Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, do të ndërtojnë shtëpi për familjet në nevojë.