Republika e Kosoves

Skënderaj

Fillon ndërtimi i çezmes publike në Skenderaj

2020/07/23 - 2:16

Fillon ndërtimi i çezmes publike në Skenderaj

Ka kohë që qytetarëve të Komunës së Skenderajt, ju ka munguar një çezme në qendër të qytetit, por sot fal bashkëpunimit të komunës dhe të donatorit nga Gostivari që jeton dhe punon në Gjermani, Sali Ajdini, është jetësuar ky projekt.

I pari i komunës, Bekim Jashari së bashku donatorin Ajdini, bënë përurimin e punimeve të kësaj çezme në parkun “Idriz Rreci”, në Skenderaj.

Kryetari Jashari, pas vendosjes së gurë themelit të kësaj çezme u shpreh falënderues ndaj Sali Ajdinit për projektin e jashtëzakonshëm të financuar nga ai, projekt ky i cili sipas Jasharit do të jetë shembull për gjithë rajonin e që do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve, atyre që kanë nevojë për ujë.

E në anën tjetër donatori këtij projekti, u shpreh i kënaqur për mundësinë që i është dhënë për të ndihmuar Komunën e Skenderajt, e aq edhe më shumë kur bëhet fjalë për ujin, i cili është elementar për njeriun.

Dy dizajnuesit e këtij projekti, studentët e arkitekturës, Ibrahim Zabeli e Elion Ismajli, bënë të ditur se finalizimi i kësaj çezme do të bëhet brenda një periudhe kohore prej një muaji e gjysmë.

Kjo çezme publike është projektuar dhe trajtuar edhe në aspektin historik dhe mjedisor, ku qytetarët përveç që do të shërbehen me ujë, si burim i jetës, po ashtu do të jetë një hapësirë atraksioni për banorët dhe qytetarët që vizitojnë qytetin e Skenderajt.