Republika e Kosoves

Skënderaj

Fillon përkrahja e personave të infektuar me COVID-19 dhe atyre që kanë humbur familjarë si pasojë e këtij virusi

2021/03/31 - 8:55

Në përkrahje simbolike për të infektuarit me COVID-19 gjatë vitit 2020, dhe ata që kanë humbur familjarët e tyre nga ky virus, Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, bëri të ditur se dje janë ekzekutuar pagesat për 250 qytetarët e parë që kanë aplikuar (dhe që kanë plotësuar kriteret) nga janari i këtij viti për të marrë subvencionin prej 50 euro për çdo të infektuar dhe 100 euro për çdo familjarë të humbur.

“Jam i vetëdijshëm që kjo shumë financiare e përcaktuar për subvencion nuk është e mjaftueshme për mbulimin e shpenzimeve që kanë bërë të infektuarit me COVID-19, mirëpo këto janë mundësitë tona si komunë”, tha Kryetari Jashari.

Jashari po ashtu tha se aplikimet po vazhdojnë dhe kështu do të vazhdoj puna për realizimin e këtyre pagesave për këto dy kategori të komunës sonë.

“Vazhdojmë bashkë, në shërbim të qytetarëve”, tha tutje Jashari.