Republika e Kosoves

Skënderaj

Fjalimi i Kryetarit z.Bekim Jashari, në manifestimin qendror për nder të 18 Qershorit

2019/06/18 - 10:03

Të dashura Familje të dëshmorëve, martirëve e të pagjeturve,
Të nderuar veteranë e invalidë të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
Të dashur qytetarë të Skenderajt
Mysafirë të nderuar
Zonja dhe zotërinj
Në këtë të ditë kur po festojmë përvetorin e 20 të çlirimit të Skenderajt, ka shumë arsye që ne duhet të flasim më së paku. Por nuk mundemi pa vlerësuar kontributin e jashtëzakonsëm të secilës familje, të secilit prej jush këtu, të secilit qytetar, kudo që ai ndodhet. Me fjalë nuk mund të shprehet vepra madhore në ballë të secilës ishte komandanti ynë legjendar Adem Jashari dhe familja e tij, të ciët e gjeten vetën përballë një okupatori të lig e mizor, që nuk kishte njohur diçka të atillë historia e njerëzimit. Këtu në këtë vend historia na ngarkoi barrën e vet në rrugën tonë të përbashkët e të pakthyeshme të lirisë. Historia jonë e lavdishme u kurorëzua me sakrificën e babës Shaban, balit Adem e babës Hamëz, pas të cilëve shokët trima të luftës, të tillët si Fehmi e Xhevë Lladrovci, Ilaz Kodra, vëllezërit Haradinaj, Rasim Kiçina, Mujë Krasniqi, Bekim Berisha, Agim Ramadani, Zahir Pajaziti e daja Osman, dhe të të gjithë heronjtë të tjerë të rënë e të gjallë, luftëtarët e devotshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që për ta jeta ishte e puktimtë nëse vendi i tyre nuk ishte i lirë e sovran. Populli ynë pagoi çmim të lartë për lirinë e Kosovës, atij iu mohua egzistenca nga një barbarë që nuk njihte tjetër gjuhë përvëç të luftës. Ne të gjithë së bashku hoqem qafe njëherë e përgjithmonë okupatorin, i cili hakmerrej ndaj të pafuqishmëve, ndaj pleqve e grave. Ndaj fëmijëve dhe shtatzënave. Të dashur qytetarë, Ne kemi përjetuar ngjarje të rënda, dhe këto të vërteta në vete ngërthejnë krenarinë, rezistencën dhe qendrueshmërinë. Për fat të mirë, me sukses i përballuam të gjitha. Por, për fat të keq, humbëm të dashurit tanë. Të gjitha stuhive politike e ushtarake, dhe ngjarjeve, u rezistuam me krenari, u dolëm ballë me cfardo që kishim; me sopata, pushkë, me bomba dore, e çka jo tjetër, deri sa nuk arritën edhe avionët e NATO-s. Në luftën e fundit, ne humbëm më të dashurit tanë, dhe më nuk i kemi në mesin tonë. Por, tash të gjithë ata i kemi në faqet e historisë më të re të popullit shqiptar. Në lirinë tonë kontribuan edhe shumë shtete mike të Kosovë, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe alenca e NATO-s. Me ndihmën e UÇK-së, ato ndalun spastrimin etnik, ndaluan gjithashtu gjenocidin serb mbi popullatën shqiptare, që po merrte përmasa shqetësuese atë kohë. Si shqiptar e kemi dëshmuar dashamirësinë ndaj tyre. E kemi treguar respektin dhe të respektuar do të jenë përgjithmonë. Qytetarë të dashur, Skenderaj i dha shumë Kosovës, në robëri, luftë dhe në shtetndërtim. Skenderaj ynë sot me krenari po vazhdon të zhvillojë jetën e re. Ne së bashku me ju, jemi në gjysmën e rrugëtimit që nisem në dhjetorin e vitit 2017. Kemi bërë bashkërisht punë të mira, me gjithë vështirësitë e kohës dhe rrethanave të paparashikuara. Gjithsesi, kam dhënë zotimin se do të bëj më të mirën e mundshme, e them edhe sot, me rastin e përvjetorit të 20 të çlirimit të Skënderajt. Mos ta harroni se nuk do të ndalem. E kemi borxh para më të dashurve tanë, që na shohin nga lart, se si sillemi. E kemi borxh para fëmijëve tanë, që na shohin nga poshtë se si veprojmë. Kemi bërë aq sa ishte mundësia, jo sa ishte dëshira. Por ju e dini se nuk do të ndalem për të bërë më të mirën për Skenderajn tonë. Më shumë se kurrë, arsimin, shëndetësinë, bujqësinë, mirëqenien e të gjithë qytetarëve, pa dallim, sportin dhe çdo lëmi që prek jetën e qytetarit, e kemi në levizje për ta çuar përpara. Faleminderit për kontributin tuaj, që kjo ditë e çlirimit të jetë ditë gëzimi e lumturie. Të jetë ditë e bashkimit, ditë e mirënjohjes për të gjithë veprimtarët e periudhave të ndryshme, që nfa çetat kaçake, që nga rezistenca e Shaban Polluzhës, Gjenerata e 68-tës, e 81-shit, rezistenca paqësore e deri te Epopeja e Prekazit. Sot, me nderim, me guxim e ndershmëri, vijojmë rrugën e dinjitetit që na shtruan të parët tanë, duke rikonfirmuar secili nga ju se Skënderaji dhe Drenica, ishin dhe mbeten, çerdhja e lirisë, çerdhja e trimërisë, punës e begatisë. Në Ditën e çlirimit të Skënderajt, Zotohemi dhe angazhohemi, të punojmë për mirëqenien e secilës familje, në veçanti për të rinjtë tanë, të gjejnë hapësirën, gjasat dhe mundësitë e barabarta, për të gëzuar gjithë të mirat që ofron liria, që ofron Skënderaji, Drenica dhe shteti ynë. Të nderuar, Duke kujtuar vuajtjet e mëdha të popullit shqiptar dhe rrugëtimin tepër të mundimshëm deri te liria, si dhe duke u ndjerë secili mes nesh krenar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Gëzuar 20 vjetori i çlirimit të Skenderajt! Lavdi të gjithë heronjve, martirëve dhe të gjithë atyre që dhanë jetë për lirinë e Kosovës!