2021/05/11 - 11:07
Fondacioni i Rinisë Islame me seli në Cyrih, ka dhuruar 131 pako ushqimore për familjet në nevojë të komunës sonë.
Këtë donacion e dorëzoi Kryetari i këtij Fondacioni, Lulzim Lacaj së bashku me arkatarin Selami Hyseni si dhe koordinatorin e Fondacionit të Rinisë Islame në Kosovë, Behram Mehmeti.
Në emër të qytetarëve të Komunës së Skenderajt, Kryetari Bekim Jashari, shprehu falënderime për fondacionin në fjalë për ndihmën e ofruar, pikërisht në prag të festës së Fitër Bajramit.