Republika e Kosoves

Skënderaj

Fshati Krasaliq i Skenderajt, bëhet me poligon sportiv

2021/10/07 - 2:34

I pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, bashkë me stafin e tij, drejtorin e shkollës fillore “Pavarësia”, Sami Beqiri, mësimdhënësit e kësaj shkolle si dhe nxënësit, bënë përurimin e rregullimit të poligonit sportiv pranë kësaj shkolle në Krasaliq.
Kryetari Jashari, me këtë rast tha se ky poligon do ti përmbush nevojat e të gjithë banoreve të kësaj pjese, të cilët mund t’i ushtrojnë aktivitet e tyre sportive në të.
“Nxënës të dashur, prej sot ju do të keni ku ta zhvilloni orën e edukatës fizike, jo vetëm ju por të gjithë të rinjtë e këtyre fshatrave Kozhicë, Krasaliq e Prelloc, ku mund t’a shfrytëzojnë edhe pas orarit mësimor për t’u argëtuar. Urime e gëzofshi”, tha Jashari.
Edhe drejtori i shkollës Sami Beqiri i uroi nxënësit për poligonin e ri, ku edhe u shpreh falënderues ndaj Kryetarit Jashari, për mbajtjen e premtimit që kishte dhënë ditë me parë.
“Kjo fushë ishte në gjendje të mjerueshme; e mbytur nga balta. Ditë në parë, kryetari ynë Bekim Jashari e bëri një premtim se do ta rregullojë poligonin sportiv këtu në fshatin Krasaliq pranë bjeshkëve të bukura të Qyqavicës, dhe e mbajti. Unë e falënderoj kryetarin jashtë mase, në emër të stafit shkollor dhe nxënësve”, tha Beqiri.