Republika e Kosoves

Skënderaj

Ftesë për pjesëmarrje në dëgjim buxhetor

2018/08/15 - 10:54

Dëgjim buxhetor me mjeke, infermiere, mësimdhënëse dhe gra nga komuniteti i biznesit

Konform Ligjit Mbi Menaxhimin e Financave Publike si dhe Qarkoreve Buxhetore 2019/01 dhe 2019/02, të lëshuara nga Ministria e Financave, ju njoftojmë se nga data 22.08.2018, nën patronatin e Komunës së Skenderajt do të organizohet dëgjimi buxhetor me qëllim të planifikimit të buxhetit për vitin 2019 dhe vlerësimet për vitet 2020-2021.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme pjesëmarrja në këtë takim/aktivitet, pasi që aty shqyrtohen kërkesat dhe bëhen prioritetet e investimeve gjatë planifikimit të buxhetit.

Vendi: Salla e Kuvendit Komunal të Skenderajt

Koha: 22 gusht 2018, ora 15

Paneli kryesor: Kryetari i Komunës, z.Bekim Jashari, nënkryetari z.Nuredin Lushtaku, drejtori për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim z.Mehmet Berisha, dhe drejtorët tjerë komunal