Republika e Kosoves

Skënderaj

Furnizohen me dru për ngrohje 40 familje skamnore

2019/02/04 - 11:36

Kryetari i Komunës, z.Bekim Jashari, ka bërë me dije se ka filluar shpërndarjen e drunjve për ngrohje për dyzetë (40) familje skamnore.

Me këtë rast, kryetari Jashari ka falënderuar donatorët të cilët e kanë përkrahur këtë iniciativë.

“Kemi filluar shpërndarjen e drunjve për dyzet familje që jetojnë në kushte të vështira ekonomike, që këta muaj të mbetur të dimrit, t’i kalojnë pa problemin e mungesës së drunjve për ngrohje. Falënderoj Shpëtim Arifin, Avdullah Lushtakun dhe Bedri Zejnullahun, si donatorë të kësaj ndihme shumë të mirë së ardhur, sidomos për 40 familje, ku secila prej tyre ka përfituar nga 3 metra kub drunj”, ka theksuar Jashari.