Republika e Kosoves

Skënderaj

Gjendja e rrugëve është e mirë

2019/01/11 - 3:14

Anëtarët e Komitetit për Mbrojtje dhe Shpëtim kanë analizuar situatën në komunën tonë, pas të reshurave ditëve të fundit.

Anëtarët e këtij komiteti deklaruan se gjatë ditëve të fundit, kanë vizituar personalisht disa fshatra të Komunës së Skenderajt, duke konstatuar njëzëri se gjendja nëpër rrugët e komunës është e kënaqshme.

z.Musa Fazliu, anëtar i Komitetit për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka treguar se mbrëmjen e kaluar së bashku me kryetarin z.Bekim Jashari, kanë vizituar disa fshatra, me ç’rast është vlerësuar se rrugët janë të kalueshme, ndërkohë që kompanitë e kontraktuara kanë arrit me sukses të mirëmbajnë rrugët brenda komunës.

Ndërkaq, z.Berat Dajaku, kryesues i këtij komiteti, ka thënë se për në takimin e radhës do të ftohen anëtarët e komisionit për vlerësimin e rrugëve, për raportim më të hollësishëm sa i përket situatës në terren.