Republika e Kosoves

Skënderaj

Gjithçka nën kontroll, nga java e ardhshme do të jemi edhe më afër qytetarëve

2020/03/21 - 8:23

Qytetarët e Skenderajt, të ardhur në dy javet e fundit nga shtetet tjera, të evidentuar përmes platformes tonë online, www.komunaskenderaj.com janë kontaktuar nga QKMF dhe fatmirësisht janë të gjithë pa shenja të infeksionit.

Si Komunë mbetemi të përkushtuar që të ofrojmë përkrahje për të gjithë qytetarët e komunës sonë, në tejkalimin e kësaj gjendje.

Nga java e ardhshme Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, se bashku me doktorët e QKMF-së dhe me stafin e tij do të vizitojnë të gjitha fshatrat e komunës sonë, për të parë nga afer gjendjen aktuale, shqetësimet që kanë qytetarët dhe për të dhënë udhëzimet e nevojshme për menyrën se si mund të tejkalojmë këtë situatë.

Nuk është e pamundur, ju ftojmë ta mbani në nivel kujdesin ndaj higjienës personale, qendroni në shtëpi me më të dashurit tuaj duke e mbajtur distancën kur jeni jashtë shtëpisë.

Pa frikë e panik, jemi bashkë dhe do t’ ia dalim!