Republika e Kosoves

Skënderaj

Hapet Ndërmarrja Sociale Pastiçeria “Snap – cake”

2019/02/01 - 3:23

Kryetari i Komunës, z.Bekim Jashari, së bashku me koordinatorin e Qendrës Rinore Publike, Abren Veliu dhe përfaqësuesi i UNDEF-it, Rexhep Gjinovci, kanë prerë shiritin përurues të hapjes së Ndërmarrja Sociale Pastiçeria “Snap – cake”, e cila është projektuar nga Qendra Rinore Publike.

Kryetari Jashari ka thënë se ndihet jashtëzakonisht mirë që ndodhet në një ambient ku rinia e qytetit tonë, do ta ketë këtë vend shtëpi të dytë.

Postimi i kryetarit të Komunës, z.Jashari, në Facebook:
“Këta të rinj, 8 veta – nxënës të shkollës së mesme dhe studentë, me dominim të gjinisë femërorë (6 vajza e 2 djem), përfshirë edhe stafin menaxherial, nga sot janë të punësuar në Ndërmarrjen Sociale Pastiçeria “Snap – cake”, të sapo hapur në qytetin tonë.

Kjo ndërmarrje sociale, e cila është përuruar sot me prerje të shiritit, është e para e këtij lloji në komunën tonë, dhe dallon shumë nga kafenetë e zakonshme, meqë është projektuar mjeshtërisht edhe pjesa e skenës ku artistët e rinj mund të përformojnë vepra muzikore, recitime, shfaqje teatrale, e të tjera, duke e bërë një vend shumë të ngrohtë e miqësor.

E përgëzoj koordinatorin e Qendrës Rinore Publike, Arben Veliu dhe të gjithë të tjerët të angazhuar në hapje të kësaj ndërmarrjeje, në të cilën të ardhurat që do të sigurohen nga shitja e ëmbëlsirave, të cilat gatuhen nga 2 familje, që edhe ato do të përfitojnë financiarisht, dhe pijeve që ofron “Snap – cake”, do të paguhen studentët dhe nxënësit e punësuar, për studimet universitare.

Një falënderim gjithashtu për të gjithë donatorët që mundësuan themelimin e kësaj ndërmarrjeje.


Si Komunë e kemi mbështetur financiarisht këtë projekt, por nuk do të ndalemi më kaq”, ka shkruar kretari Jashari në llogarinë e tij në Facebook.