Republika e Kosoves

Skënderaj

Hapet thirrja për mbështetje financiare

2019/01/25 - 10:52

Në sallën e Kuvendit Komunal është mbajtur sesioni informues me qytetarë, ku është hapur thirrja për aplikim për mbështetje financiare, për bizneset e reja dhe ato ekzistuese, nga granti i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

Kryetari i Komunës, z.Bekim Jashari, një fjalimin e tij, u ka bërë thirrje qytetarëve të aplikojnë me projekt-propozime për hapje të bizneseve.

“Iu inkurajoj të gjithë ju që keni ide për hapje të biznesit, që ta shfrytëzoni këtë mundësi dhe të aplikoni për përkrahje financiare nga Ministria e Zhvillimit Rajonal”, është shprehur Jashari.

Qëllimi i kësaj thirrjeje, është zhvillimi socio-ekonomik rajonal, përmes zhvillimit të ndërmarrësisë.

Ministria e Zhvillimit Rajonal synon që përmes granteve, t’i mbështesë bizneset e reja dhe ato ekzistuese, që synojnë krijimin e vendeve të reja të punës dhe rrjedhimisht zvogëlimin e papunësisë për të rinjtë e Skenderajt.

Të gjitha informatat rreth aplikimit për grante, janë të publikuara në këtë adresë:
https://mzhr.rks-gov.net