Republika e Kosoves

Skënderaj

Inspektoriati komunal dhe policia ndalojnë qytetarët pa maska në vende publike

2020/07/29 - 6:04

Me qëllim të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës që qytetarët të vendosin maska sa po të dalin nga shtëpitë e tyre, sot Inspektoriati i Komunës së Skenderajt, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë bërë ndalimin e qytetarëve të cilët kanë frekuentuar vendet publike pa maska.

Gjatë këtij inspektimi qytetarët janë këshilluar dhe u është terhequr vërejtja që të vendosin maskat, në mënyrë që të mbrojnë njeri-tjetrin nga rreziku i mundshëm i infektimit me virusin COVID-19.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka apeluar qyetetarët që respektojnë vendimet dhe rekomandimet e IKSHP-së.

“Qytetarë të dashur, virusi është në mesin tonë andaj parandalimi i tij duke respektuar masat por edhe këshillat e ardhura nga Instituti i Shëndetësisë Publike është më se jetike. Kujdesuni për me të dashurit e juaj duke i respektuar këto masa, sepse vetëm duke parandaluar do të arrijmë ta kalojmë më lehtë këtë situatë”, është shprehur Kryetari Jashari.

#vendosmaskën
#shpëtojetë