Republika e Kosoves

Skënderaj

Inspektoriati ndalon qyetetarët pa maska edhe në qendra tregtare

2020/07/29 - 11:14

Mbrëmë Inspektoriati komunal së bashku me policinë, kanë vazhduar inspektimet edhe në qendra tregtare, për të parë nëse qytetarët janë të pajisur me maska.

“Edhe tani, po vazhdon aksioni i përbashkët mes Inspektoriatit tonë komunal dhe Policisë së Kosovës, në monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19”, ka shkruar Kryetari i komunës, Bekim Jashari.

Jashari tha se të gjitha masat parandaluese duhet të zbatohen nga të gjithë dhe më nuk do të këtë tolerime, e gjithë kjo për të mbrojtur shëndetin e shoqërisë sonë.

#vendosmaskën
#shpëtojetë