Republika e Kosoves

Skënderaj

Ka nisur realizimi i projektit tjetër në fshatin Qirez

2022/06/27 - 9:08

Ende pa u bërë një javë prej vizitës së kryetarit Fadil Nura dhe nënkryetarit Sami Lushtaku, të cilët premtuan fillim të shpejtë të punimeve për asfaltimin e rrugëve, ka nisur realizimi i projektit tjetër në fshatin Qirez.
Javën e kaluar Nura dhe Lushtaku, pasi kishin dal për të inspektuar punimet e rrugëve në disa lagje të fshatit, janë takuar me banorët e lagjeve ku nuk është intervenuar në asfaltimin e rrugëve.
Gjatë atij takimi u premtua se shumë shpejt do të nisin punimet për asfaltimin e rrugëve në lagjet ku nuk ka asfalt.
Kësisoj, sot kanë nisur përgatitjet e rrugëve, për t’u asfaltuar sapo të jenë gati.
Në këtë mënyrë, po dëshmohet angazhimi dhe serioziteti i qeverisjes Nura, në realizimin e premtimeve.