Republika e Kosoves

Skënderaj

Ka nisur shenjëzimi tjetër i parkingjeve edhe për banorët e ndërtesës në Rrugën “Ahmet Delia”, afër Sheshit “Adem Jashari”.

2022/11/19 - 6:52

Pas përfundimit të shenjëzimit të hapësirave për parking për banorët rezidentë të objekteve banesore në Rrugën “Fehmi e Xhevë Lladrovci”, ka nisur shenjëzimi tjetër i parkingjeve edhe për banorët e ndërtesës në Rrugën “Ahmet Delia”, afër Sheshit “Adem Jashari”.
Me këtë rast, kompania e kontraktuar nën mbikëqyrje të inspektorëve nga Drejtoria e Inspekcionit, sot ka përfunduar procesin e shenjëzimit, duke i hapë rrugë kështu procesit të aplikimit për parking, nga ana e banorëve rezidentë.
Hapësirë parkingu e dedikuar për banorët rezidentë të objekteve banesore në qytet, ka qenë premtim i Qeverisjes Nura, gjatë fushatës parazgjedhore, i cili tashmë veçse po përmbushet.