Republika e Kosoves

Skënderaj

Ka vazhduar mbështetja financiare e bashkatdhetarëve dhe klubeve sportive, për Fondin Emergjent të Vërshimeve në komunën e Skenderajt

2023/03/15 - 2:03

Ka vazhduar mbështetja financiare e bashkatdhetarëve dhe klubeve sportive, për Fondin Emergjent të Vërshimeve në komunën e Skenderajt, me qëllim të mbështetjes së familjeve të prekura nga fatkeqësia natyrore e 19 janarit.
Në këtë mënyrë, FC Kosova Schongau në Gjermani dhe bashkatdhetarët që jetojnë në këtë rrethinë, kanë grumbulluar 3 mijë e 50 euro (3,050 €), për Komunën e Skenderajt.
Mjetet financiare janë deponuar në llogarinë zyrtare të fondit të themeluar për këtë qëllim.
Kryetari Fadil Nura ka falënderuar të gjithë bashkatdhetarët dhe klubet që po ndihmojnë në mënyra të ndryshme familjet e prekura nga vërshimet.
FALEMINDERIT! ❤️