Republika e Kosoves

Skënderaj

Komisioni Komunal për vlerësimin e dëmeve ka abuzuar me përgjegjësitë e tij për të vlerësuar dëmet e shkaktuara në kulturat bujqësore

2022/01/17 - 2:41

E papranueshme!
Komisioni Komunal për vlerësimin e dëmeve i formuar me datë 11.02. 2021 nga ish-Kryetari i Komunës, ka abuzuar me përgjegjësitë e tij për të vlerësuar dëmet e shkaktuara në kulturat bujqësore si pasojë e motit të ligë dhe fatkeqësive të tjera natyrore që kanë ndodhur në fillim të muajit shkurt 2021. Ky komision ka mohuar të drejtën e vlerësimit të disa bujqëve dhe fermerëve të ndershëm ndërsa i kanë dhënë të drejtë vetës së tyre për vlerësime dhe përfitime duke keqpërdorur detyrën zyrtare në kundërshtim të plotë me ligjin Nr. 06/L- 011 për Parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionin publik.
Me këtë rast, Kryetari i komisionit Sokol Hoxha ka vlerësuar vetën e tij përkatësisht aplikacionin në emër të tij në vlerë ndër me të lartat prej 5.000 (pesë mijë euro). Ndërsa anëtari tjetër i komisionit Fehmi Lushtaku, ka vlerësuar aplikacionin e djalit të tij në vlerë prej 4179.33 (katër mijë e njëqind e shtatëdhjetë e nëntë euro e tridhjetë e tre centë).
Të dashur qytetarë,
Të respektuar bujq e fermerë,
Jemi të vendosur që rastet e tilla të keqpërdorimeve dhe abuzimeve me detyrën zyrtare të ju themi STOP. Çështja në fjalë do të adresohet në prokurorinë e shtetit dhe në komisionin përkatës disiplinor.