Republika e Kosoves

Skënderaj

Komiteti për Politikë e Financa, i udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit, Adelina Spahiu, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt

2024/07/08 - 8:19

Komiteti për Politikë e Financa, i udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit, Adelina Spahiu, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët e Ekzekutivit dhe anëtarët e KPF-së.
Në këtë takim janë diskutuar pikat si në vijim:
– Shqyrtimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore 2025-2027, dhe raporti nga cikli i dëgjimeve buxhetore
– Propozim-vendimi për miratim të Draft – Statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj
– Propozim-vendimi për miratim të Draft – Planit Lokal për Transport Rrugor 2024-2028
– Propozim-vendimi për miratim të Draft-Rregullores komunale për kushtet dhe mënyrat e bllokimit dhe zhvendosjes së automjeteve me auto-merimangë
– Propozim-vendimi për miratim të Planit të punës për punësim të personave me aftësi të kufizuara
Komiteti për Politikë e Financa i ka përkrahur të gjitha pikat e rendit të ditës, duke i rekomanduar Kuvendit Komunal që në mbledhjen e ardhshme t’i miratojë ato.