Republika e Kosoves

Skënderaj

Komiteti për Politikë e Financa mbahet më 18 tetor

2018/10/12 - 8:29

Në mbështetje të nenit 52,paragrafi 1 dhe 2 , të Ligjit për vetëqeverisje Lokale, nenit 46 i Statutit te Komunës se Skenderajt nr/01-110-385, i datës; 03.12.2008, si dhe nenit 12, paragrafi 1,2,3,4. të Udhëzimit administrativ nr. 03/2014 për procedurën e themelimit, përbërjen dhe kompetencat e komiteteve të përhershme në Komunë.

Ftoheni qe të merrni pjesë në mbledhjen e Komitetit për Politikë e Financa e cila do të mbahet me datën; 18.10.2018, më fillim në ora 10:00, në sallën e Këshillit të Drejtorëve.
Për ketë mbledhje propozoi këtë :

R E N D D I T E

1. Fjala hyrëse;
2. Miratimi i rendit të ditës;
3. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
4. Propozim – Vendim nr 02-463/02-0058525/18 e datës 11.10.2018,për dhënien ne shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës personave fizik/ juridik, ngastra kadastrale nr. P-72015063-00562-3 me sipërfaqe prej 1.08.10 ha, ( raporton Drejtoresha znj. Sanije Ahmeti);
5. Propozim – Vendim nr.02-400/01-0058531/18, i datës 11.10.2018, për ngritjen e planit te të hyrave vetanake për vitin 2018 dhe destinimi i tyre,( raporton Drejtori z. Mehmet Berisha);
6. Informatë nr 09-352/01-0057518/18, e datës 05.10.2018, lidhur me nivelin e pastërtisë në qytetin e Skenderajt, si dhe eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave ( raporton Drejtori z. Ibush Hetemi);
7. Të ndryshme.
Kryesuesja e KK-së;
znj. Fatbardha Haliti
_________________