Republika e Kosoves

Skënderaj

Komiteti për Politikë e Financa mbajti mbledhjen e rregullt

2019/06/20 - 4:16

Komiteti për Politikë e Financa ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën ka shqyrtuar dhe i ka rekomanduar Kuvendit Komunal për miratim, këto pika të rendit të ditës:
– Korniza Afatmesme Buxhetore 2020-2022
– Propozim-vendimi për shfuqizimin e vendimit me nr: 01- 020/04-0008750/18
– Propozim-vendimi për shfuqizimin e vendimit me nr: 01-020/04-0008877/18
– Propozim-vendimi për formimin e komisionit vlerësues për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë
– Propozim-vendimi për formimin e komisionit për shqyrtim të ankesave në procedurën e dhënies së pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë
– Propozim-vendimi për shfuqizimin e vendimit me nr: 01-020/040026002/18
– Propozim-vendimi për formimin e komisionit për emërim dhe riemërim të rrugëve, rrugicave dhe vendeve tjera publike brenda territorit administrativ të komunës
– Propozim-vendim për ndarje të mjeteve financiare nga kategoria e subvencioneve të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, për projektin e përbashkët të bizneseve dhe Qendrës Rinore Publike “Të argëtohemi së bashku”