Republika e Kosoves

Skënderaj

Komiteti për Politikë e Financa mbajti takimin e radhës

2018/10/18 - 3:50

Sot është mbajtur mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë e Financa, në të cilën janë shqyrtuar vetëm dy pika të rendit të ditës.

Për seancën e radhës së Kuvendit Komunal, janë rekomanduar për miratim; propozim-vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme, me qëllim të ndërtimit të stacionit të ri të autobusëve, si dhe propozim-vendimi për ngritjen e planit të të hyrave vetanake dhe destimin e tyre.