Republika e Kosoves

Skënderaj

Komiteti për Politikë e Financa mbajti takimin e rregullt

2019/02/19 - 4:24

Komiteti për Politikë e Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt, në të cilën janë shqyrtuar këto pika të rendit të ditës:

– Propozim – vendimi për fillimin e hartimit të Statutit të ri të Komunës
– Raporti i Punës së Ekzekutivit komunal për vitin 2018
– Propozim – vendim për ngritjen e planit të të hyrave vetanake dhe bartja e mjeteve financiare.

Anëtarët e Komitetit për Politikë e Financa i kanë rekomanduar këto pika për miratim në Kuvendin Komunal që do të mbahet në fund të muajit.