Republika e Kosoves

Skënderaj

Komiteti për Politikë e Financa,ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt.

2024/05/30 - 9:40

Komiteti për Politikë e Financa, i udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit, Adelina Spahiu, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë dhe anëtarët e KPF-së.
Në mbledhjen e sotme janë diskutuar këto pika të rendit të ditës:
– Propozim-vendimi për shfuqizimin e vendimit për themelimin e komisionit të Kuvendit Komunal për zgjedhjen e këshillave lokal
– Propozim-vendimi për shfuqizimin e vendimit për formimin e komisionit për ndarjen e banesave për familjet (e ngushta) të dëshmorëve
– Propozim-vendimi për shfuqizimin e vendimit për themelimin e komisionit të Kuvendit Komunal për shqyrtim të ankesave përkitazi me ndarjen e banesave për familjet e dëshmorëve
– Propozim-vendim për miratimin paraprak të vendimit për të zhvilluar procedurat përmes konkurrimit të hapur për dhënien në shfrytëzim afatgjatë prej 1 (një), deri 99 (nëntëdhjetë e nëntë) vite pronën e paluajtshme të Komunës së Skenderajt
– Propozim-vendim për miratimin e vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien në shfrytëzim afatgjatë deri 99 (nëntëdhjetë e nëntë) vite pronën e paluajtshme të Komunës së Skenderajt
– Propozim-vendim për këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës së Skenderajt me pronën e paluajtshme të personit fizik
– Propozim-vendim për këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës së Skenderajt me pronën e paluajtshme të personit fizik juridik
Pas pyetjeve nga anëtarët e KPF-së dhe sqarimeve nga ana e Ekzekutivit, Komiteti për Politikë e Financa i ka rekomanduar të gjitha pikat Kuvendit Komunal, që në mbledhjen e ardhshme t’i miratojë.