Republika e Kosoves

Skënderaj

Komuna e Skenderajt e “Qatar Charity” do të përkrahin me grante 50 familje në nevojë në Skenderaj

2020/07/28 - 5:48

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me drejtorin e organizatës “Qatar Charity”, Mahmoud Abbas Shaker, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për ndarjen e 50 grantëve bujqësore për familjet në kushte të renda ekonomike, në vlerë totale prej 75.000.00 euro.

Në kuadër të këtij memorandumi, komuna në bashkëpunim me organizatën, do të dhurojnë 23 sera bujqësore, 20 shoqëri bletësh, 6 multikultivatorë dhe një kosë, ku si qëllim kryesor është fuqizimi i ekon​omik i familjeve në nevojë.

Kryetari Jashari pas nënshkrimit të këtij memorandumi, u shpreh mirënjohës ndaj organizatës për bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë, duke bërë të ditur se edhe në muajin maj të këtij viti komuna dhe organizata “Qatar Charity “ kanë nënshkruar marrëveshje për hapjen e 39 puseve për ujë̈ të pijshëm në Skenderaj.

Gjatë këtij takimi, i pari i komunës, Bekim Jashari, së bashku me drejtorin e organizatës, “Qatar Charity”, Mahmoud Abbas Shaker, biseduan edhe për mundësinë e bashkëpunimit për projekte të tjera jetësore për qytetarët e komunës.

Drejtori, Abbas Shaker, i premtoi kryetarit Jashari, bashkëpunim të mëtutjeshëm edhe në fushat e tjera si atë të bujqësisë dhe zhvillimit ekonomik, duke përkrahur me grante të ndryshme qytetarët e komunës.