Republika e Kosoves

Skënderaj

Komuna e Skenderajt bënë homazhe me rastin e 30 vjetorit të sulmit të parë mbi familjen Jashari, si dhe Ditës së Veteranëve

2021/12/30 - 10:58

Me rastin e 30 vjetorit të sulmit të parë mbi familjen Jashari, si dhe Ditës së Veteranëve, sot një delegacion i lartë i Komunës së Skenderajt, i udhëhequr nga kryetari Fadil Nura, drejtorët komunalë, kryesuesja e Kuvendit Adelina Spahiu, ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe qytetarë kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Përkujtimore “Adem Jashari” në Prekaz.
Me këtë rast, kryetari Nura ka vënë kurora me lule te varri i kryekomandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, dhe është mbajtur një minutë heshtje.