Republika e Kosoves

Skënderaj

Komuna e Skenderajt i informon banorët e Kostërcit për projektin kadastral

2018/12/18 - 9:30

Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me Agjensionin Kadastral të Kosovës, kanë organizuar diskutim publik me banorë të fshatit Kostërc, ku edhe ka filluar implementimi i projektit “Rindërtimi i Informacioneve Kadastrale”.

Drejtoresha për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, znj.Sandra Fazliu dhe zyrtarët nga Agjensioni Kadastral i Kosovës, kanë folur para qytetarëve për rëndësinë e këtij projekti, derisa kanë bërë të ditur se me anë të këtij projekti, banorët do të kenë mundësi që pa pagesë të bëjnë identifikim, ndarje apo bashkim të parcelave ekzistuese të pronës së paluajtshme.

Komuna e Skenderajt është përfituese e këtij projekti, i cili financohet nga buxheti i Kosovës, dhe implementohet në katër fshatra: Çirez, Baks, Dashec dhe Kostërc.